Ndikimi vjetor i festivalit ‘DokuFest’ në ekonominë e vendit vlerësohet të jetë mbi 4.7 milionë euro, raporton KTV.
Përkundër kësaj, komuna që udhëhiqet nga PDK-ja nuk po e vlerëson aq shumë këtë festival.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo komunë ka ulur buxhetin këtë vit për ‘DokuFestin’, duke ndarë vetëm 10 mijë euro.
Drejtues të këtij festivali thonë se me zvogëlimin e përkrahjes nga komuna, zhgënjimi i tyre po vazhdon të rritet çdo vit.
Edhe drejtues të organizatave tjera joqeveritare thonë se Komuna e Prizrenit përqindjen më të vogël të buxhetit e ndan për kulturë.
Zyrtarë të komunës thonë se përveç mbështetjes me 10 mijë euro, ‘DokuFesti’ do të përkrahet edhe në forma tjera. Ndërkaq, shuma që komuna ka ndarë për financimin e festivaleve është 23.500 euro, ku përfshihen organizimi i festivalit ‘Hasi Jehon’, ‘Ngom Fest’, ‘Takimet e Gjeçovit’ dhe shumë organizime të tjera kulturore.