Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Elbenita Kajtazi debuton me rolin kryesor në skenën e “Aalto-Musiktheater”

Prishtinë, 27 mars- Adina – një vajzë e pasur dhe shumë lozonjare – protagoniste e operës së famshme “L’elisir d’amore”, është sfida e radhës për sopranon kosovare, Elbenita Kajtazi. Me rolin kryesor të operës së Gaettano Donizettit, ajo do të debutojë në skenën e teatrit “Aalto-Musiktheater” në Essen të Gjermanisë, në ditën e gjashtë të muajit maj.

Kajtazi veçse është në finalizim të përgatitjeve për rolin të cilin do ta interpretojë për të parën herë. Sipas përshkrimit në internet “Aalto-Musiktheater” është shtëpi operistike dhe një prej vendeve më të mëdha performuese të qytetit gjerman Essen. Ishte hapur në shtator të vitit 1988 dhe prej atëherë ndërtesa shfrytëzohet për shfaqje operistike, balet dhe koncert e gala mbrëmje. E kompozuar nga Donizetti me libreto të Felice Romani, “Le’elisir d’amore” ka dy aktore dhe është operë komike. Për të parën herë ishte dhënë premierë më 12 maj të vitit 1832 në teatrin “Teatro della Canobbianan” në Milano. Donizetti e kishte kompozuar këtë operë brenda vetëm gjashtë javësh dhe sot njihet si një ndër operat që shfaqet më së shpeshti në gjithë botën. Në rolet kryesore janë Adina dhe Belcore djaloshi që dashurohet në të, e që është shërbëtor i saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është hera e parë që e interpretoj rolin e Adinës , d.m.th. debutimin e rolit e bëj më 6 maj të këtij viti. Por nuk është hera e parë që këndoj në këtë operë, sepse më parë kam kënduar rolin e Giannettës në ‘DeutscheOperBerlin’”, ka thënë Kajtazi. Opera në “Aalto-Musiktheater” do të shfaqet edhe më datë 12 e 21 maj.

Kajtazi ka thënë se roli i Adinës është një rol shumë sfidues.

“Por unë personalisht i kam harruar vështirësitë që kam hasur, sepse roli është shumë energjik, d.m.th. je në lëvizje në skenë gjatë gjithë kohës. Është shumë qejf ta luash një rol ku të gjithë meshkujt të dashurojnë , dhe ti do të zgjedhësh”, ka thënë ajo. Kajtazi ka shtuar se në aspektin muzikor të përgatitjes së rolit, ka pasur ndihmën e profesorëve të saj në Gjermani, me të cilët fillimisht ka punuar për gjuhën (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.