Rusisë i është propozuar që në “Eurovision” të përfaqësohet nga distanca. European Broadcasting Union (EBU) i ka propozuar këngëtares ruse Julia Samoilova që të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës, i cili mbahet në maj në Kiev, nëpërmjet një lidhjeje satelitore.
Propozimi i EBU-së vjen pasi autoritetet ukrainase ia ndaluan përfaqësues ruse hyrjen në Ukrainë për tre vjet, për shkak të “vizitës së saj ilegale” në Krime më 2015. Samoilova, 27-vjeçare, e ka konfirmuar që ajo kishte kënduar në gadishullin e aneksuar nga Moska më 2014, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.