Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, duke u përfshirë në debatin rreth filmave të periudhës së komunizmit, është shprehur se nuk mund të këtë censure të re në demokraci dhe se këto deklarata janë infantile e mediokre.
Në këtë intervistë gazetën “Dita”, Mevlan Shanaj rrëfehet për krijimtarinë e tij dhe çfarë mendon për ndalimin e një krijimtarie artistike, e cila ka historinë e vetë në të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShanaj është përfshirë në debatin e fundit që ka kapluar opinionin publik, pas një deklarate të një anëtari të AMA-s se duhen ndaluar filmat komunistë.
Aktori i njohur është shprehur se nuk mund të këtë censure të re në demokraci dhe se këto deklarata janë infantile e mediokre.
“Nuk mundet në sistem demokratik të krijohet një censure e re. Nuk ndodh kurrën e kurrës. Janë ide infantile mediokre ultrareaksionare. Nuk ka njerëz që mund ta bëjnë këtë gjë. Shoqëria shqiptare e flaku censurën dhe diktaturën në vitin 1991. Ndërsa veprat kanë gjykatës vetëm kohën. Koha përzgjedh nivelet dhe mediokritetin. Tashmë kjo gjë është arritur, çdo shashkë kthehet në bumerang”,- tha Shanaj.