Prishtinë, 31 janar - Muret e brendshme të njërit objekt të Muzeut Etnologjik janë zhveshur deri në skelet. Dyshemeja është larguar krejtësisht, përderisa ndërtesa mbahet në këmbë vetëm nga shtyllat e drunjta. Edhe qerpiçët janë larguar nga muret e brendshme në objektin e shekullit XIX, që është pjesë e kompleksit “Eminxhik”.
Përderisa nga brenda objekti ka mbetur vetëm në shtylla, mureve të jashtme u është larguar llaçi deri në thupra. Puna e nisur më 17 tetor është ndërprerë në ditën e 30-të të dhjetorit. Sapo kishte nisur ndërhyrja qe konstatuar se ky objekt - njëri prej dy kryesorëve ku zë vend Muzeu Etnologjik - rrezikonte të shembej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas stafit që po kryen punimet, kushtet meteorologjike kanë bërë që të ndërpritet procesi i konservimit dhe restaurimit. Pritet që puna të rifillojë në fund të shkurtit.
Arkitektja Lindita Cërvadiku-Dibra, ka thënë “Nuk e kemi ditur problematikën e objektit. Kanë dalë 70 për qind punë më shumë sesa ishin paraparë me projekt...”
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, ka thënë se me rishikimin e buxhetit ka mundësi që të kërkohen mjete shtesë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}