Se fuqia e poezisë është dëshmuar shpeshherë, përderisa krijimi i shprehjeve poetike nuk është i dalë mode, u dakorduan edhe anëtarët e Akademisë prestigjioze kur ia ndan çmimin “Nobel” për letërsi, kantautorit amerikan Bob Dylan.
Në një datë kur shënohet Dita Botërore e Poezisë, ata që e shpallën si të tillë, pretendojnë se poezia mbetet më vitale se asnjëherë në një kohë të turbulencave, si një burim i shpresës, dhe si mënyrë për ta zbërthyer domethënien e jetesës në këtë botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Poezia nuk është luks. Shtrihet në zemrën e asaj që jemi si gra dhe burra, që jetojmë së bashku çdo ditë duke na tërhequr në trashëgiminë e gjeneratave të kaluara, ruajtës të botës për fëmijët e nipat tanë. Duke festuar Ditën e Poezisë, ne festojmë aftësinë tonë për t’u bashkuar në një shpirt solidariteti, për t’u ngjitur drejt majave të kohës sonë të re”, është shkruar mes tjerash në mesazhin e shkruar nga Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, që festohet qysh prej vitit 1999 më 21 të muajit mars. Në Prishtinë, të martën, nuk u shënuan “aftësitë për t’u bashkuar në shpirt solidariteti”.
Nuk pati ndonjë aktivitetet institucional për ta shënuar këtë ditë që poetët e poezinë në Kosovë i gjen të “ngulfatur” brenda territorit, me mungesë të përkthimeve e mundësive për të shpërthyer jashtë vendit. Ndërkaq Gjakova, edhe sivjet, për të tretin vit me radhë, e vazhdoi traditën e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, duke bërë tok poetë e adhurues të poezisë.
Kosova nuk iu bashkua botës me ndonjë aktivitet të madh letrar në Ditën Botërore të Poezisë, por siç thotë poeti Agim Vinca, poezia u ka mbijetuar shekujve edhe pa pasur Ditë të Poezisë.
“Është e pavdekshme, do të jetojë sa të jetojë bota”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.