Artisti Banksy shihet prapa veprës misterioze që është shfaqur në një urë në qytetin e Hullit në Angli.
Në një fotografi në Instagram Banksy ka konfirmuar se murali është vepra e tij më e re dhe që ka një mesazh kundër BREXIT-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë djalosh me një helmet dhe shpatë shihet përkrah fjalisë “Draw the raised brige” [Ule urën e ngritur], ka provokuar rrjetet sociale, derisa drejtuesit e qytetit kanë kërkuar heqjen e këtij grafiti.
John Abbott njëri prej drejtuesve të qytetit ka kërkuar heqjen e veprës së Banksyt, por pranon se ka një mundësi që të ruhet ajo.
“Duhet të pastrohet pastaj të fotografohet dhe të mbahet, pasi Banksy nuk është njeri pa talent”, ka thënë ai.


