Vepra e bazuar në frymën e folklorit shqiptar, e gërshetuar me motive origjinale, e kompozuar nga Kreshnik Aliçkaj, ka triumfuar në Luksemburg.
“Kuintet pianistik” ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare “Artistes en Herbe”. Është vlerësuar nga një juri profesionale në garën me 242 kompozime nga mbarë bota, shkruan sot “Koha Ditore”. Me këtë çmim para botës vepra e Aliçkajt ka dëshmuar kapacitetin që ka Kosova edhe në muzikë klasike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSebep për konkurrimin e Aliçkajt në këtë konkurs është bërë drejtoresha e festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”, Rreze Kryeziu, e cila edhe e ka bërë të ditur lajmin për triumfin e kompozitorit kosovar.
Ky çmim ndahet nga forumi ndërkombëtar i kompozimit “Aristes en Herbe” në Luksemburg. Forumi është themeluar në vitin 2010 dhe ka për qëllim që publikut t’i prezantojë vepra dhe kompozitorë të rinj, si dhe të krijojë platformë të promovimit të repertorit të ri pedagogjik për fëmijë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.