Pesëmbëdhjetëvjeçarja Shkurte Bunjaku, nga qyteza e Kishnicës, është një nga 29 nxënësit, që ka shkrepur disa fotografi në Parkun arkeologjik “Ulpiana” dhe në Kalanë e Novobërdës.
Fotografitë e saj i ka prezantuar në ekspozitën “Të rinjtë për trashëgiminë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjohuritë që ka marrë nga kjo punëtori dyditore, ka thënë t’i kenë shtuar kureshtjen për t’u marrë me fotografi. Organizatorët kanë deklaruar se përtej njohjes së fotografisë dhe trashëgimisë kulturore, fëmijët e komuniteteve të ndryshme patën mundësi të njihen ndërmjet vete, e që është një mundësi e mirë për tejkalimin e paragjykimeve ndëretnike.
Kjo ngjarje është mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, si pjesë e programit Promovimi i Integrimit Social dhe pajtimit në Kosovë, ndërsa është zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim në bashkëpunim me Institutin “Columbus”.