Në prag të 27 janarit, ku shënohet edhe Dita Përkujtimore e Holokaustit, e cila kujtohet në mbarë botën me aktivitete të ndryshme duke reflektuar të kaluarën, vrasjet, mizoritë e një populli, vetëm se ishin hebrenj, populli shqiptar këtë datë e sheh me një dimension tjetër, si datë kur përkujtohet ndihma për strehimin e hebrenjve nga shqiptarët, që ka mundësuar shpëtimin e tyre gjatë Holokaustit.
Lekë Rezniqi, protagonist i këtij dokumentari, flet për historinë e familjes së tij me familjen Abravanel, marrëdhëniet e të cilëve kalojnë përtej miqësores dhe shkojnë kah ato familjare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezniqi përmend edhe familjet nga Kosova, të cilat kishin ndihmuar në strehimin e hebrenjve gjatë asaj periudhe.
“Sipas hulumtimeve që janë bërë ka filluar të vërtetohet se numri më i madh i hebrenjve ka kaluar nëpër Kosovë, pikërisht nëpër shtëpitë e shumë familjeve shqiptare” , tha ai.
Në kuadër të këtij dokumentari, shfaqen edhe protagonistët kryesorë, Rachel Shelly Levy Drummer dhe Lekë Rezniqi, të cilët shpalosin edhe historinë e familjeve të tyre dhe situatat nëpër të cilat kanë kaluar.
Shelly, mbesa e Haim dhe Berta Abravanel nga Shkupi, kujton kohën kur gjyshi i saj ishte strehuar tek familja Rezniqi në Deçan, më saktë tek Arsllan Mustafë Rezniqi, që ishte stërgjyshi i Lekës.
Familja nga Kosova, pastaj ishte dekoruar me mirënjohjen “Fisnik mes kombeve”, në vitin 2008, nga Yad Vashem, ambasadori i Izraelit.
Kujtojmë se shfarosja më e egër e popullit hebre ndodhi pas pushtimit fashist të Ballkanit, në periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore.