Një balerinë e imët në trup – e dalluar me elasticitetin dhe mënyrën e fuqishme të interpretimit – u ka rënë në sy të gjithë atyre që viteve të fundit i kanë parë shfaqjet e Baletit Kombëtar të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Teuta Krasniqi (28) është balerina që shpeshherë bart përgjegjësinë e privilegjin e të qenit në role kryesore të shfaqjeve të baletit që sheh audienca në Kosovë. Talentin e saj e kanë parë edhe jashtë kufirit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBalerina, që zbraz gjithë energjinë kur merr përsipër realizimin e një roli, është ajo që ka interpretuar rolet kryesore në disa prej krijimeve më të suksesshme të trupës së balerinëve kosovarë.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, në një pauzë ndërmjet orarit të ushtrimeve – kur për të parën herë do ta testojë veten edhe si koreografe – Krasniqi rrëfen lirshëm për rrugëtimin e saj në skenë. Me baletin po hyn në vitin e dymbëdhjetë të bashkëjetesës. E lidhja me pasionin më të madh në jetë do të ishte krejt rastësisht.
“Bashkëjetesa” 12-vjeçare me baletin
Skena kur Giselle, një vajze nga fshati, vendos të vdesë nga vuajtja kur i thyhet zemra pasi zbulon se i dashuri i saj fejohet me një tjetër, është e preferuara e Krasniqit.
Njërin prej roleve që e ka më për zemër e realizoi në tetor të vitit 2016, kur koreografja bullgare, Sylvia Tomova, e udhëhoqi trupën për ta realizuar shfaqjen e njohur “Giselle” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)