Prizren,17 janar - Dje, Policia e Prizrenit e ka deponuar në prokurori kallëzimin penal kundër të dyshuarve A. M. dhe F. G. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale ”Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës” nga neni 363, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.
Ky rast ka të bëj me rrënimin e shtëpisë së familjes Myftiu e cila gjendej në zonën e mbrojtur historike. Në lidhje me këtë, me datën 18 dhjetor 2017 pati reaguar edhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexoni edhe: “ECMaNdryshe”: Rrënohet shtëpia e familjes Myftiu në Prizren, monument që mbrohej me ligj