Me poezi, folklor, muzikë “playback” e shkëmbim dhuratash i ka nisur Prishtina aktivitetet për të shënuar Vitin e Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.
Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, të hënën pasdite ka jehuar nga deklamimi i vargjeve në ngjarjen që është quajtur “Ora e Gjergjit”, me skenografi të thjeshtë, e përbërë prej një posteri, ku gabimisht është shkruar “550 Vjetë”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë numër i madh i poetëve nga të gjitha trojet shqiptare u ngjitën në foltore për të lexuar poezitë e tyre me emocion, duke i thurur lavde e ngrehur në piedestal një prej personazheve më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve.
Leximi i këtyre poezive u përcoll edhe me muzikë. Këngëtarja e njohur kosovare e muzikës popullore, Shkurte Fejza “ndezi” atmosferën me një këngë që po ashtu i kushtohej Heroit Kombëtar. Në këtë aktivitet, i cili mblodhi një numër të konsideruar të të pranishmëve në hollin e Bibliotekës, nuk munguan as djem e vajza të veshur me veshje kombëtare.
Ngjarje të tilla nuk ka se si të mos përcillen me një ton patriotik, i cili vërehet dukshëm edhe në leximin e poezive dhe mënyrës së të folurit. Një gjë të tillë e bëri edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nën patronazhin e të cilit u mbajt “Ora e Gjergjit”, organizuar nga Bashkimi i Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë.
Viti 2018 është shpallur Vit i Skënderbeut nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Është i tillë në krejt trojet shqiptare. Në Prishtinë “Ora...” ishte aktiviteti i parë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)