Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi një vizitë në fshatin Karakurt, në rajonin e Odesës ku jetojnë më shumë se gjysma e shqiptarëve të Ukrainës.
Gjatë vizitës Majko përcolli dhe një mesazh për shqiptarët që jetonin atje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas 300 vitesh duhet të vini në Shqipëri, për ta parë nga afër vendin tuaj të origjinës, i cili është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar turistik”– tha Majko
“Gjaku nuk bëhet ujë”, tha më tej Ministri i Shtetit, në këtë vizitë zyrtare ku u prit nga autoritetet rajonale e gjithashtu përfaqësuesit e diasporës shqiptare.
Majko premtoi se do të ketë gjithmonë një sy e një vesh për diasporën në Ukrainë.
Implementimi i projekteve të përbashkëta në arsim dhe kulturë ishte në qendër të një tryeze të rrumbullakët të mbajtur me autoritetet rajonale dhe përfaqësues të diasporës.
Ministri Majko, i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Shqipërisë Shpresa Kureta, në Ukrainë, vizitoi shkollën ku mësohet gjuha shqipe e gjithashtu Shtëpinë e Kulturës ku performuan një sërë grupesh artistike të diasporës.