Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Autori mohon se është plagjiaturë logoja e 10 Vjetorit të Pavarësisë

Pas pretendimeve se logoja e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është plagjiaturë, është përgjigjur vetë autori i saj, Zeni Ballazhi.

Ditë më parë Këshilli Organizativ i 10 Vjetorit të Pavarësisë kishte anuluar logon e përzgjedhur për ta zgjedhur më pas logon e dytë, që ishte e artistit nga Maqedonia, Zeni Ballazhi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, kjo logo e përzgjedhur e Ballazhit është e ngjashme me atë të Kongresit Tematik të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, kongres ky i mbajtur më 2015, logo të cilën e kishte bërë i njëjti autor.

Zeni Ballazhi për Koha.net ka mohuar se kjo është plagjiaturë, duke theksuar se autorësinë e të dyjave e ka ai, dhe është thjesht avancim i punës tij.

“Jo, nuk është plagjiaturë, pasi autorësinë e të dyja punimeve e kam unë. Logot janë të miat. Unë nuk mund të kopjojë vetveten, d.m.th. është punë e imja dhe autorësi e imja. Autorësinë ia jap kujt dua unë dhe gjithmonë në veprat e mia, qofshin ato dizajne që shihen, është një stil i imi i punës, duke u nisur edhe nga puna e logos së 100 vjetorit të pavarësisë [së Shqipërisë] e të tjera, pra është një avancim i punës duke ndërhyrë në punën time dhe duke ia dhënë mundësinë për dedikime të ndryshme. Unë ia përshtati stilit tim punën time ashtu qysh kërkohet. Me rëndësi është që autorësinë e bartë Zeni Ballazhi”, ka thënë ai për Koha.net.

Ballazhi thotë se plagjiaturë është vetëm atëherë kur vepra është e tjetërkujt.

Image