Jerusalemi është një vend i shenjtë si për çifutët ashtu edhe për të krishterët e myslimanët. Si i tillë u bë simbol për bashkëjetesë të religjioneve e, në bazë të saj Sarajeva u quajt “Jerusalemi evropian”. Por, megjithatë, kjo bashkëjetesë ndonjëherë cenohej me diskriminime të ndryshme, varësisht prej shteteve që sunduan në Lindjen e Mesme duke përfshirë Jerusalemin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një prej këtyre shteteve është Sulltanati ose Shteti i mamlukëve (1250-1517), që sundoi një hapësirë të madhe të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Egjiptin, Arabinë, Leventin dhe një pjesë të Anadollisë Jugperëndimore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ishte unik në historinë e rajonit, sepse klasa sunduese, prej nga vinin sulltanët, ishin “mamlukët” ose djemtë e rrëmbyer në Ballkan, Kaukaz dhe Azinë Qendrore, që janë sjellë në Egjipt dhe islamizuar e trajnuar për shërbimet ushtarake e administrative. Shumica e sulltanëve të këtij shteti ishin çerkezë e turq, por kemi edhe dy sulltanë shqiptarë ose arnautë sipas burimeve vendase të asaj kohe.
I pari ishte Hoshkadem, i cili sundoi gjatë viteve 1461-1467. Kuptohet, emri i tij origjinal (shqiptar) nuk dihet pasi që fëmijët që merreshin si robër islamizoheshin dhe merrnin emra të rinj. Sa për përkatësinë e tij etnike, historiani egjiptian i asaj kohe Muhammad Ibn Ijas (1448-1523) thotë shprehimisht se ai ishte arnaut.
Historiani tjetër egjiptian i asaj kohe Jusuf Ibn Tigri Birdi (1409-1470) kishte lidhje të ngushtë me të dhe e lavdëron shumë si “sulltani i mençur, i respektuar, i ditur, i durueshëm, që di si të qeverisë, i respekton shumë dijetarët dhe ngrihet në këmbë kur i vijnë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)