Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq Predrag Luciq, mjeshtri i poetikës së absurdit

Skena mediatike dhe kulturore ka humbur njërin prej personaliteteve më të rëndësishme e më të pëlqyera, njeriun i cili deri në mjeshtëri e solli poetikën e absurdit, demaskuesin e ideologjive me armën më të fortë për ta bërë këtë e që është humori, shkruan sot Koha Ditore.

Të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit, në Split, vdiq Predrag Luciq, gazetari, satiristi, kolumnisti i “Novi List”, njëherësh themeluesi e redaktori i parë i “Feral Tribune”. Ai ishte 54 vjeç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Luciq u lind në vitin 1964, në Split, ku edhe kreu shkollimin. Në Beograd studio regji teatri. Në fund të viteve ’80 nisi karrierën si regjisor teatri dhe do të mbahet në mend për shfaqjen e inspiruar nga muzika e Laurie Andersonit, inskenuar në “Verën e Splitit”.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.