Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filmat që fituan e garuan në “DokuFest”, nominohen për “Bafta”

Se programi i “DokuFestit” është i kualitetit të lartë dhe me të drejtë konsiderohet si një prej festivaleve më të rëndësishëm të filmit dokumentar e të shkurtër në Evropë u dëshmua edhe me publikimin e nominimeve për çmimin prestigjioz britanik në kinematografi.

Filmi i shkurtër fitues e dokumentari që ishte pjesë e konkurrencës zyrtare të edicionit të vitit të kaluar të festivalit që mbahet në Prizren, janë nominuar për çmimin “Bafta”, shkruan sot “Koha Ditore”. “A Drowning Man”, i Mahdi Fleifel, që në “DokuFestin” e vitit 2017 u shpërblye me çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, është nominuar për filmin më të mirë britanik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë çmim vitin e kaluar e mori bashkëprodhimi britaniko-kosovar “Home”, nën regji të Daniel Mulloyt, duke sjellë trofeun e parë “Bafta” në Kosovë. E në kategorinë e dokumentarit më të mirë është përfshirë “City of Ghosts” i Mathew Heineman, që në “DokuFest” ishte pjesë e garës ndërkombëtare. Në kategorinë e filmit më të mirë britanik janë në garë edhe “Aamir”, “Cowboy Dave”, “Work” dhe “Wren Bors”. Ndërsa për çmimin e dokumentarit më të mirë, në garë me “City...” janë “I am not your Negro”, “Icarus”, “An Inconvinent Sequel” dhe “Jane”.

Eroll Bilibani, drejtor ekzekutiv i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentarë e të shkurtër “DokuFest”, ka thënë se pasi që vitin e kaluar “Home” si bashkëprodhim i festivalit me dy kompani britanike mori çmim, është i lumtur që në kategorinë e njëjtë e sheh të nominuar “A Drowning Man” të autorit danez me prejardhje palestineze, Mahdi Fleifel... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)