Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Blla Blla Blla...” për një realitet tjetër në Maqedoni

Idriz Ameti, një burrë në mezomoshë – me stilin e çrregullt të flokëve, mjekrën gjysmë të thinjur, që shpesh mban syze dielli kur ngjitet të performojë në skenë me ndihmën e patericave – është frontmeni më i veçantë i një bendi që këndon shqip.

Edhe vetë “Blla Blla Blla...” nuk ka qenë asnjëherë bend i zakonshëm. Është dalluar qyshkur grupi, zhanrin e muzikës që bën, e ka definuar si “muzikë e mirë”, shkruan “Koha Ditore”. Për gati tridhjetë vjet Ameti i ka prirë bendit, që unifikohet me zërin e shqiptarëve në Maqedoninë e protestave e përplasjeve etnike. Me plot sharm skenik, sado me një dozë rebelizmi, këtë mision e ka vazhduar edhe më 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një vit ky kur “Blla Blla Blla...” u dëgjua më zhurmshëm, kur riktheu nostalgjinë e kohërave të vjetra me albumin e ri, të sjellë në formatin e pllakës. Ameti flet për albumin e katërt të bendit, për reflektimin e ngjarjeve politike në krijimet muzikore, tek ndan edhe planet e reja për 365-ditëshin që do të nisë.

Zëri i rebelizmit e dashurisë

“Blla Blla Blla...” ishte themeluar më 1988. Asokohe rock-grupi shqiptaro-maqedonas kishte në përbërje anëtarët Idriz Ameti, Ermal Skupi (Mehmeti), Nikola Boçvarov dhe Blagojçe Penov. Më vonë, Ermali, që luante në violinë, e kishte lënë grupin dhe ishte zëvendësuar nga Krenar Ismaili – në vokal e violinë. Sot bendi përveç Ametit e Ismailit i ka ndërruar të gjithë anëtarët e tjerë. Arsim Iljazi në bass dhe Egzon Leka në bateri e kompletojnë katërshen, duke e bërë bendin krejtësisht me anëtarë të komunitetit shqiptar. Por Ameti thotë se nuk i sheh gjërat kësisoj.

“Gaboni. Ne nuk i shohim ashtu gjërat. Këtë mallkim na e ngjitën prej fillimit të formimit të bendit, gazetarët, ndërkombëtarët. Të gjithë përveç publikut. Derisa publiku na i këndon këngët gjithandej, të tjerët thonë se jemi bend politikisht – korrekt, fuuuj bre pisa”, thotë ai.

Maqedonia 2017-n do ta mbajë mend, veç të tjerash, për protesta. Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” qysh në fillim të vitit protestoi kundër platformës së partive shqiptare e kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. U protestua edhe kundër gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë. Gjuha nacionaliste shpërtheu edhe në dhunë në natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, që u mor nën kontroll nga nacionalistët që përgjakën edhe deputetët.

Mes protestash, “Blla Blla Blla...” vazhdoi të mbetet zëri i anës tjetër.

“Jo vetëm sivjet”, thotë Ameti... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin festiv të “Kohës Ditore” për Vitin e Ri)