Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy koncepte për dy kryeqytetet evropiane të kulturës më 2018

Në Leeuwarden, kryeqytetin e rajonit të Frisias në pjesën veriore të Holandës, projekti i quajtur “European Cultural Capital” është shndërruar në eksperiment social.

Objektivi është që të transformohet qyteti në komunitetin më mendjehapur të mundshëm në aspekt të artit dhe të kulturës. Tema si qëndrueshmëria, diversiteti dhe drejtësia sociale do të trajtohen në ekspozita të shumta, punëtori e performanca, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne do të guxojmë të bëjmë diçka që nuk kemi bërë asnjëherë më parë në një fushë dhe nivel të krahasueshëm”, thuhet në uebfaqen shtetërore “Leeuwarden-Fryslân 2018”. Këto përpjekje të mëdha po vendosen në praktikë në mënyrë pragmatike. Organizatorët e projekteve po fokusohen në trashëgiminë rurale të Frisias me një numër të programeve që sillen rreth agrikulturës, e cila ende është një prej ekonomive më të rëndësishme në rajon.

Projekti “Farm of the World” parasheh që pjesëmarrësit të përdorin një fermë të braktisur për të rritur perime organike duke prodhuar vepra të qëndrueshme arti. Këto tema të qëndrueshmërisë dhe të integrimit po ashtu janë adresuar në “Lost in the Greenhouse”, një vepër muzikore teatrale që flet për miqësinë midis fermerëve vendorë dhe emigrantëve polakë të cilët punojnë së bashku në ara, shkruan sot ndër të tjera Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.