Dy emrat e mëdhenj të skenës muzikore popullore shqiptare, Eli Fara dhe Xheni, janë bashkuar në gala koncertin “Tinguj zemre” organizuar nga “Joy Media”, i cili do të transmetohet në programin festiv të vitit të ri në Kohavision.
Tandemi muzikor Eli Fara dhe Shkëlzen Jetishi kanë interpretuar 25 këngë në xhirimet e këtij koncerti, i cili do t’ju argëtojë në natën më të gjatë të vitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy artistët, të cilët pas një kohe të gjatë janë bërë bashkë për t’i kënduar disa nga perlat e muzikës shqipe, deklaruan se kjo mbrëmje ka qenë e nevojshme për t’u realizuar në shenjë respekti për shikuesit.
Gala-Koncerti në të cilën solistë janë Eli Fara dhe Shkëlzen Jetishi do të transmetohet më 31 dhjetor, në Kohavision.
Koncerti është përkrahur nga Emona Group, HIB dhe Teleset.