Baleti Kombëtar i Kosovës shpejt mund të jetë në krizë. Paralajmërimi që e bëjnë drejtuesit e këtij institucioni mbështetet në fakte reale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Trupa aktuale nuk garanton të ardhme pasi nuk është duke u pasuruar me anëtar të rinj. Kësisoj njëri prej institucioneve më të suksesshme kulturore në vend, që ka prezantuar shtetin edhe jashtë kufijve, ka nevojë për kuadro të reja që do të garantonin vazhdimësinë e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë, ka më shumë se dy vjet që udhëheqësit e BKK-së po i bëjnë thirrje shtetit. Janë disa shkresa e takime që dëshmojnë kërkesën për hapjen e një shkolle të baletit. Kërkesën për këtë shkollë BKK-ja e ka përsëritur menjëherë pas konstituimit të Qeverisë së re... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)