Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka kujtuar betejën e zhvilluar në Mashkullore dhe udhëheqësin e saj çlirimtar, Çerçiz Topulli.
Rama thotë se kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pak kohë pasi patriotët Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu Prongjia, çuan prapa diellit bimbashin e njësisë pushtuese në Gjirokastër, me 18 mars 1908, Çerçiz Topulli me trimat e tij u angazhua në betejën për jetë a vdekje të Mashkullores. Kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920. Krenar gjithnjë për atë betejë që u bë këngë dhe përjetësoi shtatëshen burrërore, Çerçiz, Mihal, Hajredin, Asllan, Zeman, Hito e Myftar”, shkruan Rama, transmeton kp.