Tre vjet më parë secila shkronjë e monumentit NEWBORN në kryeqytet kishte marrë pamjen e uniformave ushtarake, për t’u “shkarravitur” më pas me disa zemra ngjyrë rozë. Në raste si ky, secili shtet tjetër i botës do të intervenonte për ta pastruar. Por kjo nuk ndodh në Kosovë, me monumentin e ideuar nga Fisnik Ismaili.
Në fakt është bërë traditë që ai çdo vit të ngjyroset dhe më pas qytetarët të ndërhyjnë në të. Si i tillë ky monument mundëson që të krijohet një lloj dialogu mes tij dhe njerëzve, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ky këndvështrim, kjo ide është përkthyer në një shfaqje të baletit bashkëkohor. Çorapet rozë të balerinëve simbolizojnë zemrat në monument, ndërsa kostumet ushtarake shkronjat.
Më 17 shkurt të 2014-,s kur monumenti i Pavarësisë së Kosovës kishte “veshur” uniformë ushtarake, ishte interpretuar si reagim ndaj Gjykatës Speciale. Në prill, një grup që e quanin veten artistë kishin ndërhyrë me zemra rozë e një muaj më vonë, dikush tjetër ia kishte lënë rimat e plumbave. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).