Shoqëria shqiptare, por edhe më gjerë futet në zoopark dhe vesh kostumet e kafshëve. Një pjesë rrëmbehet nga epshet dhe katandiset keq. Romani “Ora e Zooparkut” shkon përtej kësaj. Nxjerr në pah se si rojtari i zooparkut vret njeriun në vend që të vrasë kafshën, shkruan sot Koha Ditore.
Si fitues i shpërblimit vjetor për romanin më të mirë shqiptar, “Rexha Surroi”, Çela i lindur më 1946, ka thënë se kjo vepër është produkt i shoqërisë shqiptare. Në një intervistë për gazetën, Çela i lindur në Shkodër, ka thënë se demokracia ia nxori shoqërisë bishën nga brenda. Përderisa flet për veprën e tij të fundit, ai krahason njerëzimin me personazhet e romanit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThotë se shqiptarët nuk ishin të përgatitur që të jetonin në një sistem siç është ai i sotmi. Çela që është autor i shumë tregimeve dhe numëron mbi dhjetë romane të botuara, thotë se tashmë njerëzimi është në betejë për ta mposhtur kafshëroren, por del se është duke e humbur atë. Autori tregon se si në roman ka dhënë shumë shembuj prej njerëzve të drejtë e deri tek ata që nuk janë gjykuar kurrë për krimet e bëra. Veprën e tij e përshkruan si një thirrje.
Çela flet se përse duhet bërë kjo thirrje dhe a e ka humbur shpresën se shoqëria ka kohë ta marrë vetën. Sipas Çelës, lexuesi në këtë vepër përballet me shumë opsione dhe mbetet i lirë për rrugën që do të zgjedhë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).