Romani “Ora e Zooparkut” e Zija Çela ka fituar çmimin “Rexhai Surroi” për letërsi.
“Ky roman do i rezistojë kohës dhe do të mbetet në arkën e pasurisë tonë kulturore”, ka thënë Kim Mehmeti gjatë ndarjes së çmimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇela gjatë pranimit të çmimit ka thënë se ndihet i nderuar për çmimin dhe se ndjen tërheqje të veçantë nga figura e Rexhai Surroit.
“Meqë u mbushën dhjetë vjet të ceremonisë, mund të them që prania ime kapërcen çmimin tim. Ndjeva një tërheqje të veçantë nga figura e Rexhait, nga ato kalimet nga një moshë në moshën tjetër, ato fjalët që u than”, ka thënë Çela.
“Më ka gëzuar ky çmim. I tillë është njeriu. Më ka gëzuar për përmbajtjen që ka”, ka shtuar ai.
Fitues të edicionit të kaluar të “Rexhai Surroi” ishte Ibrahim Kadriu me romanin e tij “Misioni rus”.