Brenda një dhome të vogël shfaqen tre dokumentarë të shkurtër. Njëri rrëfen për zanatin e farkëtarit, tjetri e dokumenton muzikën rome prej filleve të saja në Indi, duke vazhduar tutje në Ballkan e deri sot në Kosovë. Dhe rrëfehet nëpërmjet vokalistit të grupit “Gipsy Groove”, Bajram Kinolli-Kafu, shkruan sot Koha Ditore.
Në dokumentarin e tretë, protagoniste është një grua rome që rrëfen sesi bëhet leximi i fatit në filxhan kafeje. Njëri prej mureve të kësaj dhome është titulluar “Muri i kujtesës” dhe mbi të janë vënë fotografi që pasqyrojnë ngjarje të rëndësishme të tri komuniteteve: rom, egjiptian e ashkali. “Kujtesa në lëvizje”, pastaj lëviz në hapësirën kryesore të ish-klubit të boksit “Prishtina”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty, njëri mur është “pushtuar” nga piktura të realizuara prej Bajram dhe Fahrije Mehmetit, të inspiruara nga kultura e tradita e komunitetit rom.

Në anën tjetër të hapësirës, janë ekspozuar vegla pune, kalendarë e rroba: artefakte që kanë vlerë e rëndësi shumë të madhe për fatet e këtyre tri komuniteteve. Brenda jetës së tyre, vizitori futet nëpërmjet fotografive të realizuara nga Enis Abdullahu, të cilat e vënë në pah më së shumti arkitekturën, enterierin e elementet dekorative të jetesës së këtyre komuniteteve. Fotografitë e Abdullahut, shoqërohen me një pjesë nga libri “Këngë të djegura” i autorit Kujtim Paçaku: “merre një grusht dhimbje dhe shto ca piku loti e pak pluhur rrugësh të pasosura, pak aromë stinësh të harruara. Në fund i shton erëza djegëse dashurie dhe i hedh ca yje përsipër, dhe e lë të piqet në zjarr të shpirtit deri në agim”.
Dhimbja, pluhuri i rrugëve, dashuria, zjarri i shpirtit janë përmbledhur në ekspozitën e titulluar “Kujtesa në lëvizje”, që ka dalë si rezultat i punës njëvjeçare mes organizatës “Cultural Heritage without Borders - Kosova” dhe “Ballkan Sunflowers”...(më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).