Gratë dhe burrat duhet të çlirohen nga sistemi patriarkal. Që të dyja palët janë viktima të kësaj tradite. Njëra palë përballet me dhunën, teksa tjetra e ushtron atë. Të përmbledhura në katër kapituj, tekstet e sociologes Sibel Halimi në librin “Shoqëri në alarm” sjellin një këndvështrim socio-filozofik për zhvillimet e gjithëmbarshme në shoqërinë kosovare. Ofrojnë opsione për rrugëdalje të mundshme.
Libri i autores Halimi i botuar nga Botimet KOHA, me recensentë filozofët Muhamedin Kullashi e Hasnije Ilazi dhe sociologun Anton Berisha, subjekt qendror e ka trupin e gruas, si dhe qëndrimin e shoqërisë kosovare në relacion me të dhe gruan si subjekt. Atë e deshifron si subjekt të lënë anash e që realisht nuk del të ketë marrë vëmendjen e nevojshme në shoqërinë kosovare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAntropologia, Nita Luci ka thënë se Halimi flet për burrat si baballarët e kombit, ata që formuan, zhvilluan dhe drejtojnë shtetin.
Sociologia Linda Gusia ka thënë se për të paraqet rëndësi të veçantë lokalizimi i dijes që e bën Halimi, dhe lidhja midis akademikes dhe aktivizmit.
“Ky libër nuk është kundër burrave, por i bën bashkë burrat edhe gratë për të luftuar patriarkalitetin, nga i cili në fakt edhe vetë burrat janë viktimë, sepse është dashur të mos qajnë e të ushtrojnë dhunë. Prandaj libri çliron edhe burrat, edhe gratë”, ka thënë autorja... (Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).