Po e nis shkrimin me titull Teatri Hadi Shehu i bindur se nismë më të mirë nuk mund të ketë, shkruan sot Ekrem Kryeziu në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.
Gjakova si qytet i vjetër në hartën kulturore të Kosovës shënjohet me aktivitetin cilësor të artit skenik, saqë një kohë, pas çlirimit, me të drejtë, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ishte dhënë edhe statusi “Teatri Kombëtar” i barasvlershëm me Teatrin Kombëtar të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur ta analizoje Teatrin e Gjakovës në kohën kur i ishte dhënë ky titull, në krahasim me atë të Prishtinës, Teatri i Gjakovës ishte shumë larg nga ai i Prishtinës, por duke e pasur aty Hadi Shehun, drejtor dhe kryeaktor, ky teatër i arrinte dhe i tejkalonte majat e vlerës që kërkoheshin për statusin e Teatrit Kombëtar. Hadi Shehu ishte teatri i Gjakovës, për të shkruheshin dramat, për të vinte në teatër publiku artdashës i Gjakovës.
Meqenëse Hadi Shehun e kisha bashkëpunëtor nga hapat e parë të tij në dërrasat që quhen dërrasa të jetës, e ndiej për obligim moral dhe artistik t’ua rikujtojë dashamirëve të artit teatror dhe filmik ç’humbje patëm me fikjen e Hadiut. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.