Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosova me “T’padashtun” nuk shkon drejt “Oscarit”

Propozimi i Kosovës për “Oscar” nuk ka arritur që të hyjë në rrethin e ngushtë të filmave që e bëjnë edhe një hap drejt nominimit në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

“T’padashtun” me regji të Edon Rizvanollit ka mbetur jashtë listës së 9 filmave që kanë mundësi të nominohen në janar për çmimin prestigjioz. Për 83 propozime nga shtete të ndryshme, rrugëtimi drejt “Academy Awards” ka përfunduar të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktualisht filmi kilian “A Fantastic Woman” me regji të Sebastián Lelio, ai gjerman “In the Fade” me regji të Fatih Akin, “On Body and Soul” me regji të Ildikó Enyedi, ai izraelit “Foxtrot” me regji të Samuel Maoz, filmi libanez ,“The Insult” me regji të Ziad Doueiri, ai rus “Loveless” me regji të Andrey Zvyagintsev, prodhimi i Senegalit, “Félicité” me regji të Alain Gomis, filmi nga Afrika e Jugut “The Ëound” me regji të John Trengoves dhe ai suedez “The Square” me regji të Ruben Östlund, kanë gjasa që të jenë pjesë e pesëshes, që do të nominohet në këtë kategori, shkruan sot Koha Ditore.

Qendra Kinematografike e Kosovës kishte ndarë 20 mijë euro për promovimin e “T’padashtun” që ishte propozuar në tetor nga shteti më i ri i Evropës. Filmi ka marrë pjesë në disa festivale, është vlerësuar lart dhe ka marrë disa çmime. Regjisori i filmit, Edon Rzivanolli, ka thënë se mund të ekzistojnë shumë arsye përse një film nuk shkon më tej gjatë kësaj faze të nominimit, dhe arsyet janë jashtë kontrollit të filmbërësve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.