Filarmonia e Kosovës të premten mbrëma do të mbajë koncertin e parafundit për vitin 2017.
“Mesha në kohën e luftës”, e kompozitorit të njohur austriak Hayden dhe Uvertura “Coriolan” e Betoven-it do të interpretohen në këtë koncert nga dy njësitë e Filarmonisë: Kori dhe Orkestra Simfonike, të cilët do të udhëhiqen nga dirigjenti Rafet Rudi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy koncert që i dedikohet 285- vjetorit të lindjes së Haydn, rikthen në skenën e Prishtinës pas një dekade me tenorin Frano Lufi dhe pas pesë vjetësh me sopranon Mariana Leka.
Koncerti fillon nga ora 20:00, ndërsa në të do të interpretojnë edhe tenori bullgar Mihail Mihalov dhe mezosporanoja Daniela Diakova.