Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filmat e Kosovës më afër publikut me platformën pa pagesë

Prishtinë, 14 dhjetor - Një mundësi e dyanshme për kineastët e publikun është cilësuar nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit midis Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe kompanisë “Gjirafa”. Filmat e Kosovës do të shfaqen online dhe pa pagesë në platformën “GjirafaVideo”, që është një hap tutje që veprat kinematografike të përkrahura nga buxheti i shtetit të depërtojnë gjerësisht.

Krejt ata që duan të shohin disa prej filmave që janë subvencionuar nga QKK-ja kanë mundësi që këtë ta bëjnë në kanalin “qkk.gjirafa.com”. Testi është bërë me nëntë filma në mesin e të cilëve “Kolona”, “Ballkoni”, “Çlirimi”, “Ne të tre”, që tashmë janë në dispozicion (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.