Gazetari Denis Dyrnjaja, ia shpjegoi Top Channel, reagimin e tij ndaj poezisë së shumëpërfolur të Rita Petros në librin “Vrima”, në të cilën ajo përshkruan ndjenjat seksuale të motrës ndaj vëllait.
“E lexova dhe e rilexova disa herë poezinë dhe pata një shok psikologjik. Pyesja veten nëse është e mundur që të shkruhet kjo? Dhe reagimi im lindi natyrshëm duke u përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale”, u shpreh Dyrnjaja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në një vend si Shqipëria, kjo poezi mund të shkaktojë efekte dramatike”, shtoi Denis Dyrnjaja.
Ky është reagimi i plotë në lidhje me poezinë e Rita Petros:
Neveris çdo predikim incesti! Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti. Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji incestuale. Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.