Prishtinë, 17 mars - Më shumë se një dekadë qyshkur janë iniciuar procedurat për ta bërë shtetin me objekt të Teatrit, Operës dhe Baletit, edhe një herë gjithçka do të fillojë nga e para. Kësaj radhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta themelojë një komision të ri, i cili do të vlerësojë dhe përcaktojë se cilat janë nevojat e institucioneve kulturore që duhet t’i plotësojë teatri i operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova”.
Këtë vendim MKRS-ja e ka marrë pasi që Organi Shqyrtues i Prokurimit muajin e kaluar e kishte detyruar këtë institucion që ta anulonte tenderin për detyrën projektuese. Objekti parashikohet të ndërtohet në parcelën prej 2.6 hektarësh afër Fakultetit Teknik. Kjo nismë është marrë një dekadë pas projektit të parë e shtatë vjet pasi ishte vënë gur themeli i objektit ku janë shpenzuar mbi një milion euro që kanë shkuar huq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të mblidhet një grup ekspertësh, të cilët do të shqyrtojnë nevojat e institucioneve kulturore. Për shembull, sa salla duhen e sa hapësira të tjera përcjellëse, dhe të bëhet e qartë kërkesa e MKRS-së për ata që aplikojnë në projekt”, ka thënë Burim Reçica, drejtor i Zyrës së prokurimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit.
Sipas tij, për të nisur ky proces duhet të bëhet një kërkesë nga Departamenti i Kulturës i MKRS-së (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.