Në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, për të gjithë nxënësit e shkollave të komunës së Mitrovicës është shfaqur pjesa teatrale “Fati ndryshohet”, përgatitur nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës dhe Drejtorisë Rajonale e Policisë në Mitrovicë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Për të ndjekur këtë shfaqje i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka i shoqëruar nga përfaqësuesit komunal si dhe drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTematika e kësaj shfaqje teatrale ishte vetëdijesimi dhe parandalimi i dukurive negative në shkolla, me theks të veçantë përdorimi i substancave narkotike nga të rinjtë, transmeton Koha.net.
Hapjen e shfaqjes e bëri drejtori i Teatrit të Qytetit të Mitrovicës, Adem Zhitopotokun, i cili për realizimin e kësaj shfaqje falënderoj Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.
Rolet në këtë shfaqje i interpretuan: Diellore Ahmeti, Xhulian Azemi, Teuta Hajra, Festina Musliu, Drilona Beka, Blerina Murseli, Rijona Vojvoda, Alba Isa, Arlinda Hajra, Endrit Islami, ndërsa autore e kësaj shfaqje ishte Ermonda Prekazi.