Prishtinë, 29 nëntor - Orkestra e Filarmonisë së Kosovës tashmë është dëshmuar për pjekurinë dhe arritjet e saj në aspektin teknik. Këtë e ka bërë përmes repertorëve me vepra klasike të kompozitorëve më të njohur botërorë, por edhe me ato të shekullit të kaluar. Tani, bashkë me prurjet e kompozitorëve të rinj po sfidon veten edhe me vepra bashkëkohore. E për këtë ka zgjedhur vepra kompozitorësh të gjeneratës së re nga Kosova.
Pos kësaj, koncerti i mbajtur të dielën në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë ka bashkuar artistë shqiptarë. Orkestra nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj i cili jeton në Vankuver, pianistit shqiptar nga Maqedonia Shkelzen Baftiari dhe violinistit kosovar, Festim Fanaj, sollën një vepër të Kreshnik Aliçkajt, ndërsa vetëm orkestra luajti atë të Drinor Zymberit. Pjesa e dytë ishte e rezervuar për “Simfoninë nr. 7 në d-mol op. 70” të Antonin Dvorak (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.