Emiranda Beka është një piktore e re. Piktore e ngjyrës, e estetikës dhe poetikës. Në vepra paraqet koreografitë dhe antinomitë ngjyrore nga një konflikt dramatik, ku përplasen realiteti dhe ëndrra të përthyera me plot ravijëzime herë metaforash e herë figurinash që janë të paravendosura sikur në veprat e piktorit Modiliani dhe nëpër ikonat bizantine.
Pikturat e kësaj artisteje të re janë një vallëzim ngjyrash të pastra të krijuara nga spontaniteti, diku edhe të ndezura si: bluja, okër, e kuqja... (janë pavetëdija dhe vetëdija e saj.) Ngjyrat shtrihen mbi një spektër të gjerë të cilat kontrollueshëm vijnë nga instinkti i saj. Herë janë dramatike, janë si një lëndë e ngjeshur që dalëngadalë shkelmohet dhe shndërrohet në ndjesi, shkruan sot Ilir Muharremi në Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha objektet përcjellin emocion, sfidë dhe ndërmjet tyre e pamundura, paarritura përplasen mbi abstrakten dhe bëhen objektive. Kjo bëhet pjalm, ndjesi, pastaj ngjyrë dhe për të arritur diku përtej ëndërrores së artistes...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.