Prishtinë, 23 nëntor - Aktorja kosovare Daniela Markaj do “të patrullojë” në një rrugë të Glasgow, e veshur si police britanike. Me këtë kostum ajo do të bëhet pjesë e një performance të madhe, e cila do të zërë vend në rrugicat e qendrës së qytetit skocez. Me lojën e saj ajo do të vërë në pah pasqyrimin që u është bërë policeve në seritë televizive para disa vjetësh.
Në këtë formë ajo trajton misogjininë dhe pabarazinë që u është servuar shikuesve përmes ekranit. Markaj do të jetë pjesë e performancës “Nursery Crimes” që organizohet nga kompania e njohur teatrale “Mischief-la-Bas”. Kjo kompani në korrik të këtij viti erdhi në Prishtinë për të realizuar një pjesë të punës që të premten do të ketë performancën në Glasgow.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nursery Crimes” u prezantua si “punë në progres” gjatë edicionit të tretë të festivalit të artit në hapësirë “HAPU”, i cili organizohet nga teatri “Oda” e që ka për qëllim që të rizbulojë hapësirën publike. Ajo që është bërë në Kosovë dhe në vende të tjera këta tre vjetët e fundit për të kompletuar këtë performancë do të shfaqet si tërësi në Skoci me emra të mëdhenj të artit bashkëkohor, në mesin e të cilëve është edhe Markaj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.