Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Memorandum për mbështetjen financiare të Frankofonisë në Kosovë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze në Prishtinë për të financuar projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë.

Në njoftimit për media nga MKRS-ja, thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë”, siç janë: Java e Frankofonisë, Festa e Muzikës, Java e Filmit Frankofon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ministria e Kulturës, në realizimin e këtyre projekteve, sipas këtij memorandumi, ofron mbështetjen financiare në vlerë prej 3.500.00 € (tremijë e pesëqind euro), për projekte të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2017’, thuhet në njoftim.