Qysh në fillet e karrierës së saj do të cilësohej “Bilbili i Pollogut”, por ajo do do të bëhej i njohur gjithandej në trojet shqiptare. Kënga shqipe në përgjithësi e ajo e rrethit të Gostivarit në veçanti, ka humbur njërin prej zërave më të njohur të saj. Hanife Sejfulla - Reçani për dekada ishte sinonim i muzikës së mirëfilltë popullore.
Ajo ka vdekur në orët e hershme të së premtes në Gostivar. Ishte 79-vjeçare. Po në këtë ditë është varrosur në një ceremoni ku kanë marrë pjesë familjarët e kolegët e saj të shoqërisë-kulturore e artistike “Besa” të Gostivarit, ku ajo ka vepruar për disa dekada, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta që e kanë njohur dhe janë marrë me muzikë e cilësojnë si njërin prej zërave më të veçantë të muzikës popullore shqiptare. E lindur më 1938, Hanife Sejfulla - Reçani kishte nisur të merrej me muzikë qysh herët.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.