Genc Berisha, regjisor i filmave “Të mjerët”, “Me mujt me bo e kishim bo” dhe “Zonjusha” do te fillojë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë me titull “Diamanti”.
Në gusht të këtij viti A&G Production, ka njoftuar se ka angazhuar skenaristët Besart Sllamniku dhe Lulzim Bucolli për të shkruar skenarin për vazhdimin e pjesës së dytë të filmit “Zonjusha”, dhe në atë kohë nuk është ditur emri ë filmit, i cili tash është vendosur “Diamanti”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Diamanti” ka për temë vazhdimin e jetës së personazheve kryesore të filmit ‘Zonjusha’, që do të thotë se nuk do të jetë vazhdimi i filmit të parë. Në këtë film, i cili do të korrespondojë edhe me ata që nuk e kanë parë ‘Zonjushën’, tema do të bazohet tnë një rrugëtim dyditor të Vuçes (Armend Balokut), Bullit (Besart Sllamniku) dhe Zagit (Muhamed Arifi) të cilët detyrohen të vjedhin një diamant për të shpëtuar nga vdekja.
Producentët e filmit kanë njoftuar se kësaj here në bashkëprodhim iu janë bashkëngjitur edhe IKONE Studi dhe GjirafaVideo në cilësinë e koproduksioneve.
Po ashtu kastës se aktorëve kryesorë iu bashkëngjiten edhe aktorët që tashmë kanë qenë pjesë e filmit ‘Zonjusha’. si Ylber Bardhi, Edona Reshitaj, Dukagjin Podrimaj, por vlen teë permendet se “Diamanti” është pasuruar edhe me aktorë si Luan Jaha, Ilir Prapashtica, Irena Cahani, Lulzim Bucolli etj.
Xhirimet do të fillojnë më 25 nëntor 2017, dhe pritet të perfundojnë rreth datës 20 dhjetor 2017.
Premiera e filmit pritet të dalë në verë të viti 2018.
{gallery}