Kajro, 16 nëntor – Në Kajro për herë të parë është ekspozuar koleksioni i arit i faraonit Tutankhamun, i cili sundoi në Egjipt gjatë viteve 1334-1325 para erës sonë.
Në hapjen e kësaj ekspozite, siç transmeton AA, morën pjesë ministri i Antikiteteve Historike të Egjiptit, Halid el-Anani, zyrtarë egjiptianë, turistë dhe disa diplomatë të huaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnani në një deklaratë për mediat tha se artikujt në koleksion janë bashkuar pas një angazhimi të madh të ekspertëve egjiptianë dhe gjermanë, i cili filloi në vitin 2014 dhe zgjati tre vite.
Ai bëri të ditur se koleksioni u zbulua në vitin 1922. Anani tha se thesari i gjetur përbëhet nga 1.000 pjesë të vogla të arit. Ministri egjiptian tha se me bashkimin e këtyre pjesëve nga ekspertët, janë formuar 85 objekte të ndryshme dhe se 55 prej tyre kanë filluar të ekspozohen në muze.
Ekspozita e quajtur “Thesari i cili nuk është parë më parë i Tutankhamun"-it, e cila përbëhet nga armët, mburojat, rrotat të cilat përdoreshin në luftë dhe gjëra të tjera personale të përdorur nga Tutankhamuni, do të jetë e hapur për 45 ditë.
Muzeu i Egjiptit ishte hapur në vitin 1902, në periudhën e Hidiv II Abbas Hilmi. Veprat në këtë muze do të transferohen në Muezun e Madh, i cili po ndërtohet në afërsi të Piramidës së Gizës dhe pritet të hapet në vitin 2018.