Me një anglishte të ushtruar nga sitcom-i komiko-romantik “Friends”, i cili filloi të shfaqej në Amerikë një vit para përfundimit të luftës në Bosnjë, ajo tha: Në një mënyrë a në një tjetër unë nuk ndihem serbe, por jugosllave, edhe pse Jugosllavia nuk ekziston më. Më kupton my friend?, shtoi ajo, duke më vështruar në sy. Dhe e di ti se cila është fjala më e bukur jugosllave? Dušo! Duu-šš-oooooo! Të gjitha kombet që dolën pas shthurjes së Jugosllavisë e kanë këtë fjalë, shkruan sot Arian Leka në Koha Ditore.
Duu-šš-ooo! Kjo fjalë na mban ende bashkë, edhe pse ne nuk jemi më të bashkuar. Duu-šš-ooo shpreh gjithçka! Duu-šš-ooo hap gjithë portat! E kupton pse unë ndihem jugosllave? Have a nice flight back home, Dušo, my friend, prijatelju moj. Prit një çast. E keni ju fjalën Dušo në shqip? Jo? Pse jo? Ka keq? Po si ia bëni pa Dušo? Mirë! Laku noć my Albanian friend!
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ishte biseda e fundme që u krye në hollin e hotelit me një poete serbe, me të cilën kishim qenë të ftuar në të njëjtin festival poetik. Duu-šš-ooo! Me të hyrë në dhomë fillova të kërkoj në Google. Çfarë kuptimi kishte fjala Dušo? Kisha shkruar vetëm Duš.., kur Google sugjeroi: Do you mean Dušan? Stefan Dušan the Mighty? Jo!
Nuk po kërkoja asgjë mbi Stefan Dušan Ngadhënjyesin, nën sundimin e të cilit Serbia njohu kulmin e zgjerimit territorial, politik e kulturor, për të cilin kisha dëgjuar se ndërroi jetë në Devollin shqiptar, si pasardhës i Stefan Dečanski-t, emri i të cilit përmendet sa herë klikon mbiemrin Manastiri i Deçanit në Kosovë. Doja të gjeja vetëm kuptimin e asaj Dušo që, sipas mikes sime, ishte fjala-kod, që i mbante ende të bashkuar kombet që u formuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.