Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tjetri si përjashtim dhe vetëpërjashtim tek “Odin Mondvalsen”

“Odin Mondvalsen” është një nga romanet e pakta të letërsisë sonë që fillon me një diskutim ekzistencialist: “ku tregohet kush jam unë dhe kush nuk jam unë”.Përgjigja që marrim që në fillim të veprës nuk na qartëson aspak në raport me identitetin e personazhit, por i vetmi tregues me të cilin mund të dallojmë identitetin e tij, është pikërisht emri i tij. Menjëherë ai është i identifikueshëm si tjetri, i ndryshmi, i përjashtuari.

Dhe kjo nuk ka të bëjë me një kuptim filozofik të të qenit tjetri, ku çdokush prej nesh është një tjetër në raport me një grup të caktuar, ku për terminologjinë e Derrida-së të gjithë jemi tjetri. Ai qartësisht nuk është pjesë e shoqërisë, sepse menjëherë kuptojmë se gjendet në spital psikiatrik. Në fund të romanit personazhin do e shohim të dalë nga çmendina në botën normale, duke na u dhënë mundësia e krahasimit midis dy vendeve dhe organizimeve krejt të ndryshme, si dhe për të parë marrëdhëniet e personazhit me këto dy realitete, shkruan sot Belfjore Qose në Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çmendina si vendngjarje e veprës

Ne të gjithë kemi nevojë të identifikojmë subjekte si tjetri në mënyrë që të përkufizojmë vetveten, kjo është një pasojë e natyrshme e të menduarit të botës mbështetur në dualitete. Natyrisht, kjo na çon në karakterizimin e tjetrit si më inferior dhe negativ në raport me tiparet dualizuese, cilat do qofshin kriteret, fetare, gjinore, klasore etj.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.