Periudha e pasluftës në qytetet e Kosovës, prodhoi ngritjen e shumë shtatoreve të cilat prej tyre nuk i përmbushin kriteret për t’u cilësuar si vepër artistike.
Madje disa prej shtatoreve që janë realizuara duke portretizuar figurat kombëtare fare nuk i ngjasojnë atyre, raporton emisioni “Express” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërpos estetikës, këto vepra të artit publik shpeshherë as nuk mirëmbahen.
Njëra nga shtatoret e cila që nga zbulimi i saj vazhdon të kritikohet për defekte estetike është ajo e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, e vendosur në Prishtinë.
Autori i kësaj vepre, e cila peshon 900 kg dhe është tre metra e gjatë, u shpreh se bazamenti aktual i saj do të pësoj ndryshime, teksa e pranon që kishte gabime gjatë realizimit.
Vendosja e shtatoreve pa kritere po kërkohet me ngulm të ndalohet si fenomen.