Punëtorët u jepnin dorën e fundit punimeve përreth shkallëve hyrëse në sallën kryesore të “Dodonës”. Ulëset e reja ende janë në najlon, derisa pakot e mjetet e punës janë të shpërndara brenda hapësirës së rinovuar rishtas.
Komuna e Prishtinës e ka paralajmëruar rihapjen e teatrit të qytetit, për rinovimin e të cilit sivjet janë ndarë 60 mijë euro. Kompania së cilës i është besuar rinovimi thotë se sot (e martë) do të bëjë një pastrim final, për ta përmbyllur këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ende pa u inauguruar, kanë nisur të kritikohen punimet që janë bërë aty.
Bordi drejtues i këtij institucioni - që ka mbetur pa drejtor qysh nga janari i këtij viti - dhe një pjesë e komunitetit artistik, kanë shprehur pakënaqësitë për mënyrën sesi janë duke u finalizuar punimet e kryera nga kompania “EroProject”, sikurse edhe për dinamikën e punës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
