Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Në fshatin Çerem

Çeremi është fshati më verior i Shqipërisë. Si t’u ishte fshehur stuhive të luftërave që rrahën këtë pjesë të atdheut, ai është i strukur në mes të Alpeve Shqiptare, që shtrihen në të dy anët e kufirit, që ka ndarë aq padrejtësisht Shqipërinë e Malin e Zi, ky i fundit i shpërblyeri i Europës me luginën e Plavë Gucisë.

Në Çerem arrihet njësoj për nga koha, si prej Dragobisë (në rrugë për në Valbonë), ashtu edhe prej Vuthajve të Gucisë, në anën tjetër të alpeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët e tij janë të një gjaku me ata të Vuthajve dhe të Valbonës. Kanë edhe pronat të përziera. Historia e kënga asnjëherë nuk i ka ndarë.

Në vijim kamera e TV do t’ju çojë në këtë fshat, tash thuajse të braktisur, por që turizmi duket se do t’ia kthejë jetën.