Nën shoqërimin e duartrokitjeve të audiencës italiane, përkrah me solistë të njohur të skenës operistike, sopranoja kosovare Marigona Qerkezi e ka shënuar debutimin në një prej teatrove më të mëdha në gjithë Italinë.
Me rolin e personazhit të njohur të operës së Donizettit, Lucia di Lammermoor, ajo të shtunën mbrëma ka debutuar në skenën e “Teatro Petruzzelli”, që ndodhet në qytetin italian Bari. Një audicion i realizuar dy vjet më parë, ia kishte siguruar Qerkezit rolin kryesor në produksionin e teatrit që konsiderohet i katërti më i madh në Itali, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQerkezi, e cila e ka interpretuar rolin kryesor të “Lucia di Lammermoor” e udhëhequr nga dirigjenti Antonio Pirolli, ka thënë për gazetën se audienca italiane e ka pritur ngrohtësisht.
Në produksionin e “Teatro Petruzzelli”, sopranoja kosovare ka ndarë skenën me baritonin Ernesto Petti e mezzosopranon Elena Traversi. Pjesë e kasës ka qenë edhe Gianluca Margheri në zërin bas. Regjinë e operës e ka realizuar Gilbert Delfo, një emër i njohur i skenës operistike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.