Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Artistët e së nesërmes” me potencialin artistik të tre finalistëve

Prishtinë, 3 nëntor - Duke u bazuar në kriteret e inovacionit, praktikat e fuqishme dhe interdisiplinare, meritat e portofolios artistike, arritjet e mëparshme, ekspozitat si dhe potenciali i demonstruar deri më tani, janë përzgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Enesa Xheladini, Jetullah Sylejmani dhe Meriton Maloku, janë treshja e përzgjedhur nga juria profesionale, e cila përbëhet nga drejtori i “Van Abbemuseum” të Holandës, Charles Esche, studiuesja dhe drejtoresha e “Oral History Kosovo”, Erëmirë Krasniqi, kritikja e artit Natasha Pereshin-Bachelez, artisti Adrian Deva dhe drejtori ekzekutiv i “Independent Curators International” në New York, Renaud Proch. Veprat e tyre do të prezantohen në ekspozitën e tyre të përbashkët që do të hapet sonte ish-objektin e klubit të boksit “Prishtina”, ndërkaq fituesi do të shpallet në mbyllje të ekspozitës më 4 dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çmimi “Artistët e së nesërmes” i cili këtë vit shënon edicionin e tij të gjashtëmbëdhjetë, nga ky vit do të jetë ngjarje që organizohet çdo vit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.