Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vushtrrisë për të dytën herë i premtohen para për qendër kulturore

Ministria e Kulturës është zotuar për të dytën herë brenda këtij viti se do të ndajë buxhet për ndërtimin e qendrës kulturore “Hasan Prishtina” në Vushtrri. Bëhet fjalë për 630 mijë euro që ky institucion premton se do t’i ndajë në dy vjetët e ardhshëm.

Nëpërmjet një aneks-memorandumi të bashkëpunimit, institucioni më i lartë kulturor në vend ka marrë për obligim që të evitojë ngecjet e sivjetshme të projektit për ndërtimin e Qendrës së Kulturës, shkruan sot “Koha Ditore”. Aneks-memorandumi i nënshkruar të hënën plotëson atë që ishte lidhur midis këtyre dy institucioneve në janar të këtij viti, kur MKRS-ja udhëhiqej nga ish-ministri, Kujtim Shala.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MKRS-ja kishte paraparë 250 mijë euro në Ligjin për buxhetin e këtij viti. Këto mjete do të përdoreshin për ndërtimin e Qendrës së Kulturës në njërin prej qyteteve më të vjetra në Kosovë. Por ato ishin tërhequr nga Ministria e Financave në gusht të këtij viti, kur kjo ministri i kishte kërkuar Qeverisë reduktim të fondeve.

Për nënshkrimin e këtij aneks-memorandumi për bashkëfinancimin e ndërtimit të Qendrës së Kulturës në Vushtrri, Ministria e Kulturës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për media, të hënën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.